Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

28 nëntori në luginë – shqiptarët e Preshevës e Bujanocit vendosin flamurin kuq e zi

Në duar po mbanë flamurin kuq e zi.

E atë po e vendos në objektin e komunës së Preshevës.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani thotë se festa e Pavarësisë së Shqipërisë është e rëndësishme për shqiptarët e Luginës.

Sipas saj, pavarësisht sfidave, shqiptarët janë të bashkuar.

Si në Preshevë, flamuri kombëtar u valëvit edhe në Bujanoc.

Aty kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi e vendosi.

Pavarësisht që disa herë është dënuar, Rexhepi thotë se vendosja e tij do të bëhet gjithmonë.

E afër ndërtesës së komunës, para vendit të lapidarit të dëshmorëve për 28 nëntor bënë homazhe Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ish kryetari i kësaj organizate, Nazmi Haradini kërkoi kthimin e lapidarit në vendin e vet.

Festës së nëntorit iu gëzuan edhe qytetarët e Preshevës.

Ramiz Zeneli tha se po jeton me shpresë që shqiptarët të bashkohen me një vend.

28 nëntorin e nderon edhe Ekrem Dalipi nga kjo komunë.

Sa herë që vendoset flamuri kuq e zi në tri komunat shqiptare në Serbi, policia atje dënon krerët institucional për vendosjen e flamurit kuq e zi.