Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

29-vjeçari humb jetën në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet për rrethanat e vdekjes

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Prizrenit.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, detaje ka dhënë zëdhënësi rajonal i Policisë, Shaqir Bytyqi.

Ai tha për media se sipas informacioneve fillestare, gjendja shëndetësore e personit është përkeqësuar teksa ndodhej në oborrin e spitalit, dhe përkundër përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin, kanë nisur hetimet dhe ai po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

“Sot, më datë 24 korrik 2025, rreth orës 08:45, nga Spitali Rajonal i Prizrenit është raportuar për vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore, L.K., 29 vjeç, nga Prizreni. Viktima ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor që nga data 23 korrik 2025”, tha Bytyqi.

“Njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informatës. Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shtoi ai.