Aktuale

48 orë ankthi për botën,Trump i jep afat Iranit ndryshe do bombardojë centralet elektrike

Donald Trump ka postuar këtë në Truth Social në minutat e fundit një paralajmërim dhe kërcënim të fuqishëm
Donald Trump ka postuar këtë në Truth Social në minutat e fundit një paralajmërim dhe kërcënim të fuqishëm: “Nëse Irani nuk e HAP PLOTËSISHT, PA KËRCËNIM, Ngushticën e Hormuzit , brenda 48 ORËVE nga kjo pikë e saktë në kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre të ndryshme elektrike, DUKE FILLUAR NGA MË I MADHI I SË PARI! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.”

Ky mesazh i presidentit amerikan duket se shënon një fazë të re ku pritet të hyjë konflikti në Lindjen e Mesme. Pritet të shikojmë se ç’do ndodhë në 48 orët e ardhshme, të cilat janë orë ankthi për gjithë botën, pasi ky konflikt ka krijuar krizën e çmimeve të naftës, të cilat kanë njohur vetëm rritje.

Të Ngjashme