Ishte 6 prilli i vitit 1999.
Forcat serbe, tashmë kishin hyrë në fshatin Kuçicë të Skenderajt.
Atë ditë pranvere, këta kishin vetëm një qëllim.
E ky ishte, ekzekutimi i burrave të mbetur në këtë fshat të Drenicës.
Tmerrin që e përjetoi atë ditë, e ka të freskët ende, Hamide Selimi.
“Së pari e morën Rizain unë mbeta në oborr. Kur e morën atë poshtë erdhën e më thanë dil ti knej. Zbrita posht para kësaj shpije dulum me kunat e me kunatë, nejtum aty. Kemi qëndrua deri kur erdhën me na marr e na quan në Klinë”, tregon ajo.
E me të arritur në Klinë të Epërme, forcat serbe i ndanë burrat nga gratë.
As pas 27 viteve, Hamide Selimi, nuk e ka harruar bisedën e dy policëve serbë.
“Kena qenë gra mjaftë shumë edhe erdh një veturë e kuqe. Dytë ishin kon ulur aty. Njëri tha a po i lëshon. Tjetri tha kurrë jo. Eci vetura shkoi na mbetëm në Klinë ata i skajun anej. Ma nuk i kemi pa kurr”, shprehet Selimi.
Pas kësaj, forcat serbe vranë dhjetëra burra të këtij fshati.
Ndërsa për fatin e tyre, familjarët nuk dinin gjë.
“Duke mendu që janë gjallë, s’janë gjallë, vishin të dhënat, të dhëna të serbëve, janë gjallë janë vetëm dorzoni armët. Kanë thënë serbët, dikush i ka çu, dorëzoni armët. Ka thënë komandanti i fshatit, me gjithë vëllaun temë, Sami Hasani, edhe vëllai im i ndjerë, Milazim Selimi, kanë thënë të tana na farojnë e armët nuk i dorëzojmë”, thotw Rasim Selimi, djal i dëshmorit.
Planin forcat serbe, sipas Rasim Selimit nga ky fshat, ishte bërë dy ditë përpara masakrës.
“Një natë a dy përpara janë kanë aty në mahallë tjetër. Kanë thonë: koka mirë puna, rrin ju mirë. Edhe të keqen çka ka ndodhë në atë bisedë, domethënë me 5 prill 1999, kur kam parë femra shumë, se shumë pak meshkuj jonë konë. Kanë thonë: koka mirë me kon dhëndrri juaj”, tregon ai.
Në fund, pasi i vranë burrat e këtij fshati, forcat serbe i plaçkiten gratë dhe i maltretuan për tri ditë rresht.
