Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

71-vjeçari nga Klina rezulton i zhdukur – familjarët kërkojnë ndihmë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Një rast i tillë është raportuar në Klinë, ku një burrë është shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

MGID Paragrafi 2

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Ismet Millakun, rreth 71-vjeçar nga fshati Ujmir – Klinë, i cili më 2 shtator 2025 rreth orës 15:30 ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Rastin e ka raportuar familjari i tij, i cili ka deklaruar se i kishte kërkuar tek të afërmit, por nuk kishte arritur ta gjente.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas të dhënave të familjes, 71-vjeçari vuan nga probleme shëndetësore dhe ka probleme me shikim, çka e bën edhe më të ndjeshme gjendjen e tij.

Policia ka angazhuar patrullat në terren dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit ka iniciuar rastin si “Person i zhdukur”.

Artikull i sponzorizuar