Edhe mbi 80 vjet pas, masakra e Tivarit mblodhi shqiptarë nga të gjitha trojet, pikërisht në vendin e ngjarjes, në përpjekje për ta zbardhur të vërtetën për vrasjen e mbi 4.300 shqiptarëve nga regjimi jugosllav, i mbështetur nga regjimi monist shqiptar.
Grupet e shqiptarëve, në mesin e të cilëve edhe boshnjak, që kanë marshuar për ditë me radhë përgjatë vijës Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër-Tivar, janë ekzekutuar edhe rrugës, ndërkohë që ka fakte se eliminimi i një pjese nga ta është bërë edhe përmes helmimeve në depot e mëdha.
“Rrugë e gjatë, fatkeqësisht u deshën 80 vjet që kjo të ndodhë ndërsa nga viti i kaluara së bashku me kolegët nga këshilli i shqiptarëve në Mal të Zi e realizuam një mbledhje komemorative në vendndodhjen e masakrës dhe me atë rast publikisht e kemi heshtur heshtjen e institucioneve. Mendoj që është dashur të ndodhë shumë më herët por gjithnjë është në kohë kur kuptohet e vërteta e plotë”, tha Suljo Mustafiq, kryetar i Këshillit Boshnjak në Mal të Zi.
“Ne duhet të pajtohemi si dy popuj fqinjë përpara drejt Bashkimit Evropian, por fillimisht si çdo kombet tjera të civilizuara në botë fillimisht e pranojnë faktin, e pranojnë ngjarjen kërkojnë falje dhe vazhdojnë përpara, ky është qëllimi i këtij simpoziumi jo për të akuzuar një komunitet të tërë, vetëm për të potencuar disa fakte të rëndësishme rreth ngjarjes” u shprehë Faik Nika kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi.
“Tani i po fillon një epokë e re për shpërfaqjen e kësaj masakre, për ndryshe tani e dy vjet e ngacmoj këtë temë, arsyeja është si ta vejmë një pllakë përkujtimore edhe në bazë të asaj kemi mbërri te kjo konferencë”, tha Behadin Rexhepi – Iniciator për organizim të konferencës shkencore .
Vendosja e kurorave me lule nga trashëgimtarët e të masakruarve që vazhdojnë të mos kenë varre, kujtimi nga përfaqësuesve institucional, nënkupton se kjo ngjarje, që me dekada ishte tabu, vazhdon të mbetet sfidë për zbardhjen e së vërtetës.
Konferenca, për herë të parë rezultoi me kërkesë drejtuar autoriteteve qendrore në Malin e Zi për botimin e kumtesave për nxitje shkencore, inicimin për vendosjen e një përmendoreje në vendin e ngjarjes, evidentimi i vendeve ku supozohet për varreza masive, identifikimi i varrezave individuale të varrosur deri tani, si dhe krijimi i komisionit qeveritar ndërshtetëror për zhvarrim dhe rivarrimin e tyre në vendet e origjinës.
