Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orën 1:15 të mëngjesit të 9 tetorit 2026 reformën territoriale, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës dhe me protesta jashtë godinës së Parlamentit.
Në votimin përfundimtar, 85 deputetë votuan pro reformës, transmeton TCh.
E votimi në mënyrë elektronike për reformën territoriale është përcjell me tensione.
Gjatë përplasjes, Gazment Bardhi ka hedhur ujë në drejtim të deputetëve të PS, si dhe sende të forta, drejt Edi Ramës.
Menjëherë ka ndërhyrë Garda, ndërsa kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, vijonte me procedurën e votimit.
