Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Escobar dhe Lajçak në zyrë te Kurti, nis takimi për zhvillimet në veri

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-ve, Gabriel Escobar, kanë zbarkuar në zyrën e kryeministrit Kurti në një takim që ishte paralajmëruar javën e kaluar.

Siç deklaroi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e përjavshme për gazetarë, sot dhe nesër, Escobar dhe Lajçak do të zhvillojnë takime në Prishtinë dhe Beograd me qëllim për t’i ulur tensionet, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndonëse takimi ishte paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, është shtyrë deri rreth orës 20:45.

Emisarët ndërkombëtarë do të qëndrojnë në Kosovë edhe të martën ku pritet të takojnë edhe presidenten Vjosa Osmani.

Ata gjithashtu do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.

Stano shtoi se pas vizitës së dy emisarëve, Shefi i Diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të vendos për hapat e mëtejmë.

Ndërkohë që pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ata do të shkojnë për vizitë edhe në Serbi.