Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës Vlora Çitaku ka folur edhe për rolin e presidents Vjosa Osmani pas zhvillimeve të muajve të fundit në vend.
Çitaku na solli në mendje se Osmani ndaj ish-kryetarëve të partisë së saj kishte një gjuhë të ashpër, ndërsa ndaj Albin Kurtit nuk e çel gojën për asgjë.
Sanksione ndaj Kosovës, eurodeputeti gjerman: Çmenduri politike, shtetet a…
“E kemi parë më herët zonjën Osmani të ketë qenë shumë e zëshme ndaj shefave të partisë së vet, ndërsa është tërësisht e heshtur në avanturat e kryeministrit Kurti”, tha ajo.
Dhe për zyrtaren e PDK’së kjo heshtje e të parës së vendit është e “frikshme”.
“Jashtëzakonisht zhgënjyese ka qenë sjellja e presidents këto muajt e fundit, dhe heshtje e frikshme”, theksoi ajo.