Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, ku u mbytën babai Elvis Halilaj me dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.
Qytetarë të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, në një intervistë për “News24” kanë treguar se ata ishin futur larg në det dhe se fillimisht i pajetë në breg ka dalë djali i vogël.
Po sipas dëshmive të qytetarëve, më pas në breg janë nxjerrë 50 vjeçari Elvis Halilaj dhe djali tjetër i mitur i tij, të cilët kanë pasur shenja jete.
Dëshmitarët thonë se në rast do të ishte ndihma e shpejtë, ata mund të kishin shpëtuar, pasi sipas tyre, ambulanca u vonua rreth 1 orë e gjysmë për të mbërritur në vendngjarje.
Pas ngjarjes së rëndë, policia në det ka vendosur flamuj të kuq, për të paralajmëruar se deti është i trazuar dhe me dallgë.