Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka folur për mediat greke teksa ndodhet ende në ambientet e paraburgimit.
Sipas tij e gjithë situata ka qenë e stisur me qëllim për të mos e lejuar Belerin të drejtonte këtë bashki. Madje ai shprehet se akuza është e mbushur me falsifikime.
Kryetari i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri në një interviste për mediat greke nga qelitë e burgut ku qëndron e ka quajtur komplot arrestimin e tij
Sinkron: Po përmbyllej afati që regjimi i kishte përcaktuar shtetit të krimit për të më eliminuar. Goditën kur mësuan se sa Himariotë po përgatiteshin për të ardhur nga Athina për të votuar dhe e kuptuan që po humbnin në Himarë.
Për median greke “Kathimerini” ka deklaruar edhe njëherë pafajësinë, teksa autoritetet shqiptare e akuzojnë për blerje të votave. Sipas Belerit akuza është e mbushur me paligjshmëri dhe falsifikime.
Teksa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e kryeministrit grek u kërkoi qytetarëve të kenë durim me shpresën se sipas tij e drejta do të dalë fitimtare.
Ndërkohë ka reaguar edhe njëherë ministri i jashtëm i Greqisë përmes fjalës së tij në parlament ku është shprehur se Greqia do të bëjë gjithçka të jetë e nevojshme që Fredi Belerit ti rikthehet liria.