Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbia ndalon Ardita Sinanin, reagon Shaip Kamberi

Në lidhje me ndalimin e Ardita Sinanit, këshilltares së kryministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë ka reaguar edhe deputeti shqiptar në kuvendin serb, Shaip Kamberi.

“Policia e Serbisë, sot, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, Ardita Sinanin, nënkryetare e Partisë për veprim demokratik (këshilltare e kryministrit të Kosovës) me arsyetimin se gjendet në njëfarë „liste të personave të kërkuar“.  Sqarime tjera nuk kanë dhënë”, ka shkruar Kamberi.

Tutje, ai ka thënë se ka “kërkuar sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve  të brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për „trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive“, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës”.

“Pse jo, meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja”, ka përfunduar Kamberi.

Ndryshe, Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Luginën e Preshevës, ka thënë se është ndaluar këtë të hënë rreth orës 10:00 “në vendkalimin kufitar me Republikën e Kosovës, në Muçibabë”.

Ndalimi nga policia sipas Sinanit “është edhe metodë e vjetër politike e shtypjes e etërve politikë të udhëheqësve aktualë të Serbisë”.