Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi ka reaguar pas përjashtimit nga partia të asamblistit të kryeqytetit Besnik Mujeci, pasi u zu me drogë ekstazi në Shqipëri.
Rrustemi duke i quajtur opozitarët oportunistë, tha se ata filluan ta kritikojnë Kurtin e VV-në, “pos me qenë në ekstazë”.
“E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës”, shkroi Rrustemi.
Tutje ai ka përmendur Adem Grabovcin për të cilin ka thënë se është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK, duke e krahasuar me Mujecin që është përjashtuar edhe nga të qenit anëtar i thjeshtë.