Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tmerr në ajër/ Piloti vdes gjatë fluturimit

SHBA- Dramë gjatë fluturimit. Një pilot i Latam Airlines, i cili u nis nga Miami për në Santiago de Kili, pësoi atak kardiak gjatë fluturimit dhe ndërroi jetë menjëherë. Bashkëpiloti bëri ulje emergjente në qytetin e Panamasë, duke arritur mrekullisht në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Avioni, një Boeing 787, u ngrit të hënën në mbrëmje nga Miami me 271 pasagjerë në bord.

Kapiteni u sëmur rreth një orë pas nisjes së fluturimit LA505. Kolegu deklaroi se gjatë fluturimit u miratuan të gjitha protokollet e sigurisë për t’i shpëtuar jetën dhe tha se ishte shumë i prekur nga vdekja e pilotit, i cili gjithmonë ka spikatur për cilësitë e tij, shkruajnë mediat e huaja.