![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/10/grushte-brenda-komisariatit-e-pesojne-keq-policet_6540d5b0dd455.png?resize=909%2C483&ssl=1)
“U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe njerëzve të ndjeshëm ndaj kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të na ndihmojnë në çdo mënyrë për të sjellë trupin e motrës në Shqipëri dhe gjithashtu të na ndihmojnë në çfarëdo mënyre për rehabilitimin që do t’u bëhet 4 fëmijëve të saj të mitur që la pas”.
Apeli është nga Erjon Kanolja, vëllai i Etleva Bodit, 31-vjeçares me origjinë shqiptare dhe nënë e 4 fëmijëve të vegjël që vdiq pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj Selami Bodi, 41-vjeç, punëtor ndërtimi në Villapiana (Savona).
“Një ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 27 tetorit në Savona i mori jetën motrës sime të pafajshme Etleva, e cila ishte viktimë e të shoqit dhe episodeve të tij të sëmura xhelozie” shkruan Erjoni. “Atë mbrëmje nipi im vetëm 13 vjeç më mori në telefon duke më thënë “dajë, hajde shpejt”, ishte thirrja e tij”.
“Policia dhe mjekët u përpoqën të shpëtonin jetën e motrës sime, por ajo nuk mundi të mbijetonte. La pas 4 fëmijë, më i madhi prej të cilëve është vetëm 13 vjeç. Të 4 këta fëmijët janë tashmë në duart e drejtësisë.