Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërron jetë papritur gazetari Armin Tirana

Gazetari i ‘Rilindja Demokratike’, Armin Tirana ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 57 vjeçare krejt paprtiur. Ai ka qenë në banesën e tij në Tiranë, por në mbrëmje nuk është ndjerë mirë dhe papritur ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Armin Tirana ka punuar prej 17 vitesh në gazetën ‘Rilindja Demokratike’ dhe ka qenë një zë i njohur i gazetarisë shqiptare. Shkrimet e tij priteshin me shumë interes nga lexuesi për shkak të tematikave që ai trajtonte.

Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë me familjen ndërsa vijonte me përkthimet e tij. Një interes të veçantë kishin për lexuesit edhe shkrimet e përkthyera nga revista të ndryshme botërore dhe ngjarje interesante që Armini i sillte në faqet e gazetës RD.

Ikja e parakohshme nga jeta e gazetarit Armin Tirana është një humbje e madhe për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit, por edhe për ne, kolegët e tij.