Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetëvrasja në Sukth/ E ndjera i uroi ditëlindjen së bijës për herë të fundit dhe më pas ndërroi jetë

41-vjeçarja i dha fund jetës ditën kur kishte ditëlindjen njëra nga vajzat e saj

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja tronditëse e ndodhur disa ditë më parë por e raportuar sot, ku nëna e 4 fëmijëve i dha fund jetës pasi i publikuan video denigruese në Tik Tok.

Mësohet se ngjarja në fshatin Vadardhë i Sukthit, ndodhi më 2 janar, ditën kur kishte ditëlindjen njëra nga vajzat e viktimës. Bashkëshorti i saj ishte kthyer nga emigrimi ku punonte për të kaluar festat e fundvitit në familje dhe duket se viktima nuk e ka përballuar dot presionin psikologjik nga materialet e shpërndara në rrjetet sociale.

Videot kanë nisur të publikohen rreth një vit më parë në Tik Tok, nga persona të paidentifikuar ende nga grupi hetimor por dyshohet se ishin koleget nga fabrika ku kishte dhënë dorëheqjen pak kohë më parë, ndërsa për familjarët dyshohet se ishte një kushërirë e viktimës.

Bashkëshorti i viktimës i ka kërkuar që ta kapërcente këtë situatë, por 41-vjeçarja zgjodhi të përfundonte kalvarin e vuajtjes 1-vjeçare. Megjithatë, dyshohet se situata mund të ketë agravuar edhe marrëdhënien bashkëshortore.

Në rrjetet sociale janë përdorur foto të viktimës me fjalë denigruese për moralin e saj, ndërsa do të jenë hetimet që do të zbardhin ngjarjen e rëndë, ende pa autor.