
Pesë persona janë bllokuar në një shpellë në jugperëndim të Sllovenisë, në mesin e tyre një familje tre anëtarshe dhe dy udhërrëfyes.
Ata kishin hyrë në shpellë të shtunën dhe kanë mbetur të bllokuar pasi niveli u ujit u rritë nga të reshurat e dendura raporton AP
Ekipet sllovene të shpëtimit thonë se zhytësit kanë arritur në grup, i kanë zhvendosur në një vend të sigurt të parashikuar për raste të tilla urgjente dhe kanë ngritur një strehë të nxehtë ku do të duhet të presin që niveli i ujit të bjerë.
Benko i tha agjencisë së lajmeve STA se mund të duhen disa ditë që kalimi të jetë përsëri i sigurt.
Aktualisht, 35 shpëtimtarë të shpellave dhe tetë zhytës nga e gjithë Sllovenia janë të përfshirë në operacionin e shpëtimit, të ndihmuar nga 11 zjarrfikës dhe anëtarë të forcës së mbrojtjes civile, thanë autoritetet.