Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nesër pritet vendim për hetim ose jo ndaj nënkryetares serbe të Leposaviqit e cila dyshohet se konsumoi drogë në komunë

 
   

Nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, dyshohet se ka konsumuar drogë brenda zyrave të komunës.

Kështu të paktën tregojnë pamjet e publikuara nga Gazeta Nacionale.

Rreth kësaj çështje janë deklaruar nga Policia e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se i kanë parë videot që kanë qarkulluar në rrjet, nesër pritet një verdikt nga kryeprokurori i Mitrovicës.

“Me siguri se nesër do të merret vendim se a ka vend për hetim apo jo, pas konsultimit me kryeprokurorin e Mitrovicës”, tha Elshani