Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jeta funit mo nona”/ Preu gishtat e rivalit të tij dhe e quan veten djall, bosi famëkeq shqiptar mburret për jetën e tij në burgun e Anglisë!

Bosi shqiptar i drogës Selamet Mehmetaj ka publikuar së fundi në rrjetet sociale, foto nga burgu.

Dyshohet se ai kishte akses në një celular që ishte futur kontrabandë në burg. Mehmetaj, 30 vjeç, u burgos për katër vjet e gjysmë në gusht të vitit 2023 për drejtimin e një perandorie droge prej shumë milionë paundësh, me emigrantë të paligjshëm. Sipas Daily Mail Selameti ka reklamuar biznesin e tij kriminal në Instagram, ku tregonte makinat luksoze dhe paratë e tij.

Pavarësisht se është burgosur, Mehmetaj ka akses në rrjetet e tij social, ku publikon foto nga burgu. Ai ka publikuar një foto me një person tjetër, ku shkruan: Jeta e fundit mo nona. Daily Mail ka zbuluar se disa ditë më parë ai ka publikuar një makinë për shitje në Instagram. Pas njoftimit të drejtuesve të burgjeve nga Daily Mail, ata thanë se do nisin një hetim.

Në vitin 2021, Mehmetaj përshkroi në mënyrë rrëqethëse sesi rrëmbeu dhe preu gishtat e një rivali. Autoritetet zbuluar se ai kishte dy shtëpi bari në periferi të Londrës dhe për të, punoni disa shqiptarë emigrantë, të paligjshëm.

Nga atje ai shpërndante drogë me vlerë miliona paund në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar së bashku me vëllanë e tij të vogël Dior, i cili ishte vetë një azilkërkues. Më në fund Mehmetaj u soll para drejtësisë kur u dënua së bashku me vëllain e tij në gjykatën Wood Green Croën.

Por vetëm disa muaj pasi u burgos,  ai tani është kthyer në Instagram dhe ka bërë një sërë postimesh ditët e fundit. Mehmetaj, i cili njihet edhe si Memzo, kishte përdorur më parë Instagramin për t’u mburrur për stilin e jetës së tij playboy. Më 22 janar, në llogarinë e tij u postua një foto e Mehmetajt pas sediljes së shoferit me vajzën e tij të vogël Dua, ulur në prehrin e tij.

Në mbishkrimin e fotos shkruante: Kjo është gjithçka që bëra kur u arrestova më 16 nëntor 2022, Dua 10 muajshe. Babi të do më shumë se jetën.

Një postim tjetër në të njëjtën ditë publikon një video duke ecur me shpejtësi gjatë natës me një Audi R7 Sportback 115,000 £ ndërsa tallte policinë. Kjo video është para se të burgosej.  Të burgosurit në Mbretërinë e Bashkuar nuk kanë akses në mediat sociale ose internet gjatë vuajtjes së dënimit dhe mbajtja e një telefoni celular në burg është e paligjshme dhe mund të rezultojë në akuza shtesë penale.

Meqenëse një pjesë e madhe e perandorisë së trafikantëve të drogës të Mehmetajt drejtohej përmes llogarive në Instagram, janë ngritur shqetësimet se ai ka mundur ‘të dilte live’ në platformë nga qelia e burgut.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha për MailOnline: Ne po punojmë me kompanitë e mediave sociale për të hequr këtë llogari, por telefonat në burgje nuk tolerohen kurrë dhe ata që gjenden me ta përballen me kohë shtesë pas hekurave.

Drejtuesit e burgjeve thonë se të gjitha incidentet e keqpërdorimit të mediave sociale ‘hetohen tërësisht’ nga një Njësi speciale e Hetimit të Mediave Dixhitale, e cila punon me kompani të mediave sociale si TikTok për të hequr përmbajtjen. Një njësi e re e mjekësisë ligjore dixhitale po krijohet gjithashtu për të punuar së bashku me ekipin e hetimit, për të marrë në pyetje pajisjet e kontrabanduara në burgje.

“Babai i një fëmije dhe i martuar, i cili u shpërngul në Britaninë e Madhe në vitin 2011 nga qyteti shqiptar i Tropojës, postoi gjithashtu video të arrestimit të tij nga policia që gjeti kanabis në makinën e tij”, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë në një llogari tjetër të quajtur Albanian Blood, e cila që atëherë është mbyllur, ai reklamonte biznesin e tij, e më pas takonte klientët.

Rënia e tij filloi pas një takimi me gazetarët e Mail, të cilët e kontaktuan atë përmes faqes së tij në Instagram, duke u paraqitur si tregtarë që duan të blejnë drogë me shumicë. Pasi organizoi një takim në një kafene pranë shtëpisë së tij në Palmers Green, në veri të Londrës, ai tregoi se si i shpenzoi këto përfitime të paligjshme në një mënyrë jetese të paligjshme, duke përfshirë një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 £, Audin RS7 e tij, me të cilin ai vozit 200 mph në autostrada duke përdorur targa false dhe një makinë Formula 3 për gara jashtë rrugës.

Ai qeshi ndërsa përshkroi se si policia kishte humbur më parë një sasi kokaine, kanabis dhe plumba kur ata bastisën banesën e tij me pesë dhoma gjumi sepse nuk arritën të kontrollonin një dhomë.

Por momenti më i tmerrshëm erdhi kur ai paralajmëroi se nëse dikush thyen besimin e tij ‘është shumë keq’, ku përshkroi se si kishte rrëmbyer një klient që nuk paguante.

“E futa në bodrumin e një shtëpie, e rrahja tre herë në ditë, nuk më dha alternativë, i preva dy gishta”, tha Mehmetaj. “Unë ia bëra atë gjë atij djalit, pastaj shkova në mbrëmje dhe fjeta si një fëmijë. Nuk më interesonte.”

Pasi lexoi hetimin Daily Mail, Scotland Yard nisi një hetim të plotë duke përfshirë dy muaj vëzhgim. Kur policia më në fund bastisi një nga fabrikat e tij në nëntor 2022, oficerët ‘mundën të nuhasin kanabisin ndërsa po afroheshin’.

Brenda gjetën Mehmetajn dhe Diorin me stafin e tyre, të cilët ishin ‘në gjunjë dhe të veshur me doreza’ teksa kujdeseshin për 90 bimë kanabisi në pronën e cila kishte muret e saj të rrëzuara për të krijuar hapësirë shtesë për të rritur drogën. Një bastisje në një fabrikë të dytë ditë më vonë zbuloi 50 fabrika të tjera, disa deri në një metër të lartë.

1/5