Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Kosova jonë, sot e përherë, ne të dalim zot

Pak ditë nga 17 shkurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në rrjetin social në Facebook ka publikuar një video me mbishkrimin ”16 vjet shtet! Kosova jonë, sot e përherë, ne të dalim zot”.

Logoja e 16 vjetorit të Pavarësisë dje është publikuar nga Qeveria e Kosovës, e cila këtë vit është “Kosovë ne të dalim Zot”.

Bashkangjitur është njoftuar edhe për aktivitete festive, të cilat pritet të fillojnë në orën 08:00 të mëngjesit, me mbledhjen festive të Qeverisë dhe të përfundojnë më 20:15 me një koncert solemn të Filharmonisë së Kosovës.