Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kjo vizitë ishte një mesazh i fortë”/ Zbardhet takimi mes Sekretarit Blinken dhe Presidentit Begaj

“Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme këtë vizitë dhe u shpreh se ajo është një demostrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

Kreu i shtetit i shrehu Sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

”Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE. Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse. Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale. Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera”- deklaroi Presidenti.