Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Makina përplaset më motoçikletën, zbardhen detajet e para

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune rreth orës 11:10, në qëndër te Divjakës, mjeti buqësor tip “Fiat Agri” me drejtues shtetasin L. Z., rreth 35 vjeç, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha” me drejtues shtetasin R. Dh., rreth 40 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.