Dua Lipa ka shprehur mbështetjen e saj për komunitetin LGBTQ+, duke i thënë prezantuese Trixie Mattel se jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët.
Së fundmi në një intervistë u diskutua edhe miqësia e saj me artistin homoseksual Troye Sivan, ndërsa Mattel gjithashtu mori një moment për të reflektuar rreth mbështetjes nga fansat dhe miqtë ‘queer’. “Pra, je e rrethuar nga homoseksualët”,-filloi Mattel. “Në çfarë pike të jetës tënde e kuptove se duhet të pranosh se ‘meshkujt homoseksualë do të jenë rrotull teje përgjithmonë’?”.
Lipa u përgjigj: Unë thjesht e dua këtë. Nuk ishte një çështje ‘pranimi’ , unë isha në mes të kësaj. Jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët.
Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ është gjatë gjithë kohës një aleate e zëshme e komunitetit LGBTQ+, duke kritikuar Katarin për shkak të regjistrit të të drejtave të njeriut në prag të Kampionatit Botëror në FIFA, në vitin 2022 dhe duke kritikuar artistin DaBaby, i cili kishte bërë komente homofobike për këngën e saj “Levitating”.