Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj: Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e NATO-s

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria sot feston me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.

Begaj tha se në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

“Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s. Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, ka shkruar presidenti./teve1.info/