Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Prokuroria jep detaje të reja për vrasjen e policit: Aktin e kryen dy persona

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dal me detaje shtesë lidhur me vrasjen e policit Muhamed Lika mbrëmë me armë zjarri para banesës së tij.

Sipas prokurorisë, janë dy persona të dyshuar për vrasjen e policit. Ata ndodhen ende në arrati.

“E di që kanë rrjedhë informata dhe dyshime për arrestimin e personave të ndryshëm për dyshimin se cilët persona kanë mundur të kryejnë këtë vepër penale, deri më tani nuk kemi persona të arrestuar për këtë çështje penale”, ka thënë kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini.