2
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka pasur për vizitë një mysafire të veçantë.
Bëhet fjalë për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi e cila e ka vizituar presidenten Osmani.
‘’Sot në Presidencë me kampionen e parë olimpike të Kosovës dhe kampionen e përhershme të zemrave tona, Majlinda Kelmendi! Një emër që na bën krenarë në arenën botërore dhe që vazhdon të na frymëzojë çdo ditë, jo vetëm secilin qytetar të Kosovës, por edhe miliona sportistë botërorë. Një shembull që duhet ndjekur me punën dhe përkushtimin e pashoq dhe e cila ngriti flamurin tonë në piedestalin më të lartë!’’, ka shkruar Osmani.