Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vidhet xhamia në Librazhd, autorët dyshohet se kanë marrë rreth 5 mijë euro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragostunjë në Librazhd, ku xhamia e zonës është vjedhur gjatë natës.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se autorët, ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej rreth 5 mijë euro.

Imami i xhamisë së Dragostunjës ka konfirmuar ngjarjen e cila është një nga më të rëndat e ndodhura aty./Euronews.al