Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Debati Murati-Osmani, Haxhi Avdyli paralajmëron një gjë

 
   

Tarifat ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkura të Amerikës u bë shkas i përplasjes midis Qeverisë e Presidencës.

Vjosa Osmani ka këruar që Qeveria të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirpo me këtë nuk u pajtuar Ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati.

Ai ka shprehur shqetësimin për mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje në media, duke theksuar se vendimet e tilla duhet të merren larg mediave dhe të bëhen publike vetëm pas finalizimit të tyre.

E në vazhden e reagimive dhe deklarimeve, media ka kontaktuar sot Haxhi Avdylin nga Lista Guxo.

‘’Për këtë çështje do të reagojmë në kohën e duhur’’ ishte përgjigja që Haxhi Avdyli nga Lista Guxo ka dhënë për median  lidhur me debatin Murati-Osmani.

Lidhur me statusin e Hekuran Muratit ka ardhur edhe reagimi nga presidenca.

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina e ka cilësuar Muratin si “njeriun e fundit” që mund të flasë për seriozitetin në këtë shtet, duke e akuzuar për mungesë të kuptimit për udhëheqjen shtetërore.