Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Konfirmohet edhe nga Policia: Një 40 vjeçar i vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Veternik

 
   

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se si pasojë e shembjes së dheut në Veternik, një person i moshës 40-vjeçare ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se sot rreth orës 13:00 është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha ai.

Borovci tutje theksoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.