Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi për deklaratën e Cavolit: Ofron siguri të madhe për Kosovën

 
   

Ish-atasheu ushtarak në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, ka komentuar deklaratën e komandantit Suprem të Forcave Aleate për Evropën, Gjeneral Christopher Cavolit, i cili tha se në kuadër të KFOR-it po e zgjerojnë masën e forcave të përhershme në Kosovë.

Gashi tha se deklarata e Cavolit nuk është e befasishme, por shumë e fuqishme pasi sipas tij, ofron siguri të madhe për vendin.

“Prej disa zërave që kanë pasur frikën se ShBA-të do të tërhiqen apo do të zbehin pjesëmarrjen e tyre në NATO. Këto fjalë mu në 76-vjetorin e krijimit të NATO-s dhe kjo nuk është ndonjë sekret se NATO nuk do të themelohej pa ShBA-të dhe NATO nuk ekziston pa SHBA-të”.

“Ndërsa për deklaratën e fundit të Gjeneralit Cavoli për trupat e NATO-s në Kosovë dhe potencimin e shteteve që janë më të fuqishme me prezencën e tyre dhe me rëndësinë që kanë pasur për mbajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, është një mesazh i fortë jo vetëm për ne, për përkushtimin e NATO-s por është një mesazh i mirë për sigurinë në rajon”, tha Gashi në “Info Magazine”.

Më tej, ai tha se derisa nuk ka pasur mesazh me datë të caktuar se kur do të largohej NATO, sipas tij, kjo është e ditur se NATO do të qëndrojë këtu pa strategji të largimit.