
Pasi lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku refuzoj takimin konsultativ me Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, kanë reaguar përmes Facebook-ut nga familja e veprimtarit Haki Imeri.
Përmes këtij postimi, ata kanë kritikuar Abdixhikun për këtë veprim duke thënë se refuzimi i takimit konsultativ nga ana e Abdixhikut nuk është akt dinjiteti, por është konfirmim i nënshtrimit ndaj logjikës së vjetër politike qe kontrollon SHIK.
Tutje në këtë reagim ata pyesin Abdixhikun se pse nuk tregove kur ishe në Hagë për ta vizituar Hashim Thaҫin.
“Nuk të pengon vrasja e ‘bashkëpartiakëve’ të tu por të pengon një fjalë e fushatës elektorale që e ka thënë Albin Kurti”, thuhet në reagim.
Postimi i plotë:
Miq,
-Z. Abdixhiku na flet për dinjitet, për besë, për peshën e fjalës.
– Por çfarë peshe ka fjala, kur përdoret për të mbuluar një refuzim të hapur ndaj vullnetit të qytetarëve?
– Si mund të flitet për etikë politike, kur në prapaskenë ndërtohen aleanca me ata që e kanë vënë këtë vend në gjunjë përmes krimit të organizuar, korrupsionit dhe kapjes së shtetit?!
-Refuzimi i takimit konsultativ nga ana e Z. Abdixhikut nuk është akt dinjiteti, por është konfirmim i nënshtrimit ndaj logjikës së vjetër politike qe kontrollon Shiku.
-Z. Abdixhiku frika nga ndryshimi dhe drejtësia, po shperfaqe gjendjen tende dhe lidhjet e tua me parapolitiken e PDK ..
– Është nënshtrim ndaj atyre që sot nuk i shohim në institucione, por i ndiejmë si hijet e errëta që udhëzojnë nëpër letra të shkruara me fjalë të mëdha por me qëllime qe kane synim sherbimin ndaj Vuçiçit te cilin tanime as populli i vet nuk do me ..
-Hashim Thaçin, ju vetë e akuzonit për vrasjen e figurave politike dhe ushtarake të LDK-së..
Nuk na the kur ishe ne Hage ta vizitosh dhe pse e mban fshehte viziten nese ke shkuar?!!
– E megjithatë, për pushtet, keni bërë koalicione me të.
-Dhe në vitin 2019, vetë ti, Lumir Abdixhiku, ke hyrë në shtëpinë e Hashim Thaçit për të marrë “izën” e tij që të futesh në koalicion me Albin Kurtin, pse mbaje fshhehte kete ‘vizite’ naten vone …
-A nuk është kjo fytyra e vërtetë e hipokrizisë politike?
-Ti atëherë ishe njeriu i Hashim Thaçit.
-Sot, je vegël e Edi Ramës..
-Por në asnjë moment nuk ke qenë i LDK-së së Ibrahim Rugovës.
-Ti nuk je produkt i kësaj partie, ti je infiltruar në të për ta shkatërruar nga brenda dhe këtë po e bën me zell të paturpshëm.
-SHIK-u dhe kriminelët e tij nuk ju penguan kurrë për të bërë marrëveshje.
-Edhe pse sot kreu i SHIK-ut dhe shefi i tij janë nën akuza për vrasje politike për ty, kjo tragjedi nuk përbën as reflektim, as pengesë.
-Sepse ti nuk udhëhiqesh nga parimet, por nga urdhrat.
– Nuk të pengon vrasja e ‘bashkëpartiakëve’ të tu por të pengon një fjalë e fushatës elektorale që e ka thënë Albin Kurti.
-Kjo tregon gjithçka për ty.
-Ti nuk ke hallin te besa, as te pesha e fjalës.
-Hallin e ke se urdhrat e SHIK-ut duhet t’i zbatosh.
– Dhe këtë po e bën në dëm të demokracisë, edhe në dëm të vendit.
-Sepse Republika nuk është pronë e askujt as e Lumir Abdixhikut Dorsa Kices-Xhelili qe si tandem kani kapur partine e mbetur te Ibrahim Rugoves.
-Është shtëpia e qytetarëve që kanë folur qartë për një rrugë ndryshe, nese nuk e respekton verdiktin popullor , nje verdikt tjeter do te hedh ty jashte skenes politike.
-LDK ka rastin të zgjedhë të qëndrojë në krah të popullit, apo në krah të së kaluarës që po përpiqet të rikthehet nën petkun e unitetit, dhe krimit te organizuar nga bandat e veshura me petk politik.
-Sepse mosveprimi juaj sot, është përgjegjësia juaj nesër – para qytetarëve dhe historisë.