Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetët votojnë pro komisionit të njëjtë, pritet raport i ri

Në takimin konsultativ mes kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive politike, u arrit marrëveshja për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Pak minuta më pas nisi seanca konstituive, ku 120 deputetët e pranishëm unanimisht votuan “pro” këtij raporti.

Me këtë rast, anëtarët e Komisionit për verifikimin e fakteve shkuan në një takim tjetër të ndarë, për të përpiluar raportin e ri të Komisionit për verifikimin e mandateve.