
Papa Françesku, papa i parë latino-amerikan, ka vdekur të hënën në moshë 88 vjeçare.
Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij ishte e përkushtuar në shërbim të Zotit dhe të Kishës së tij,” tha Kardinali Kevin Ferrell, kamerleng i Vatikanit, në një njoftim zyrtar.
Këmbanat ranë nëpër kullat e kishave në të gjithë Romën pas shpalljes së lajmit.
Françesku, i cili vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe kishte humbur një pjesë të njërës mushkëri që në rini, u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt 2025 për shkak të një krize respiratore që u zhvillua në pneumoni të dyanshme. Ai qëndroi atje për 38 ditë, shtrimi më i gjatë në spital gjatë 12 viteve të papatit të tij.