Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Edita Tahiri me një formulë për tejkalimin e ngërçit, Kryeministri PDK’së, Kurti President

 
   

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka dhënë një propozim për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Sipas saj, dështimi i katërt për konstituimin e Kuvendit kërkon marrëveshjen që PDK ta ketë kryeministrin dhe Kurti të bëhet president i vendit.

Ajo ka thënë se posti i presidentit duhet t’i kalohet Kurtit pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit, të cilën e quan “presidente gojëmbyllur”.

Postimi i saj i plotë:

Ky dështim i katërt në konstituimin e Kuvendit kërkon marrëveshje politike për organet e Kuvendit dhe për Qeverinë e koalicionit në një pako – PDK-së i takon kryeministri, Kurtit duhet t’i premtohet se bëhet president pas përfundimit të mandatit të Vjosës. Kësaj të fundit i vjen keq, por mjaft e ka pasur një mandat si presidente gojëmbyllur që ishte.