Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani merr pjesë në varrimin e Papës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili do të bëhet më 26 prill.

Lajmin e ka konfimruar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”.

Papa Françesku ka vdekur dje në orët e hershme të mëngjesit.