Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kaq figuron të jetë pasuria e Vjosa Osmanit dhe bashkëshortit të saj

Në kuadër të transparencës për pasurinë e zyrtarëve publikë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur deklaratën e pasurisë për vitin 2025.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme, automjete dhe kursime, duke përfshirë edhe të ardhurat vjetore nga paga e saj dhe të bashkëshortit, Prindon Sadriu.

Si pasuri të paluajtshme në kuadër të deklarimit në pronësi të Vjosa Osmanit u deklarua vetëm një tokë e blerë sipas deklarimit me kursime dhe borxh në vitin 2016 në vlerë 35 mijë euro.

Kurse në pronësi të bashkëshortit, Prindon Sadriu janë deklaruar një banesë e blerë me kursime dhe kredi.

 

Një garazh kolektive, një shtëpi në Australi që kap vlerën e 170 mijë eurove.

Po ashtu një banim me e blerë me kursime, borxhe dhe nga shitja e banesës në Prishtinë në vlerë hiç më pak se 208 mijë euro.

Po ashtu u deklarua edhe një banim në Australi e blerë në vitin 2023 në vlerë 510 mijë euro ( e blerë nga shitja e shtëpisë në Australi), nga kursimet familjare e të tjera).

Një veturë e tipit Mercedes e blerë në vitin 2022 në vlerë 10 mijë euro po ashtu u deklarua në emër të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Vjosa Osmanit.

Para të gatshme në llogari rrjedhëse, Vjosa Osmani deklaroi se nga paga dhe mëditjet 2.511.00 euro.

E në një bankë australiane u raportuan 116 dollarë si kursime të bashkëshortit.

Kurse sa i përket kredive apo detyrimeve që kanë presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj u deklaruan: Këst i papaguar në vlerë 16 mijë euro për punët e shtëpisë dhe huamarrje për pagesën e banimit në Melburne, 40 mijë e 500 euro.

Nga të dhënat vjetore personale dhe familjare Osmani ka deklaruar se 33 mijë e 104 euro pati të hyra vjetore nga paga e presidentes, kurse 11 mijë e 639 euro nga mëditjet e udhëtimet jashtë vendit.

Po ashtu aty u deklaruan edhe paga e bashkëshortit sit ë hyra vjetore me 11 mijë e 68 euro dhe nga qiratë në Australi me 12 mijë e 500 euro. Pagesa nga vendimet gjyqësore në kuadër të MPJD-së, 19 mijë e 233 euro dhe mëditjet nga MPJD saktësisht 2 mijë e 795 euro.