
Halil Geci ka reaguar sërish në lidhje me bllokadën që është krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka kritikuar ashpër partitë opozitare dhe Listën Serbe.
Sipas Gecit, Kurti po bojkotohet nga opozita e LS, pasi shet Kosovën për karrigen e pushtetit.
Madje, potencoi disa pika të forta të kryetarit të LVV-së.
“Tek Kurti mësova se:
• Nuk përkulet; është i pathyeshëm për Kosovën.
• Nuk bën kompromise; nuk i shërben askujt.
• Forca e Kurtit qëndron te vota e lirë — ai nuk u shërben atyre që shkatërruan Kosovën.
• Nuk fal tokë të Kosovës askujt, për qejf të askujt”, shkroi Geci, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Vetëm ata që i përkulen Listës Serbe dhe opozitës janë të mirë
Opozita po e bojkoton Kurtin, jo pse është i dobët, por sepse nuk u bindet!
Sepse nuk i bie në gjunjë Listës Serbe. Sepse nuk i shërben Vuçiçit.
Sepse nuk e shet Kosovën për karrige.
Albin Kurti ka thënë qartë:
Kosova nuk ka tokë për t’ia falur askujt.
Jo Vuçiçit. Jo Rusisë. Jo pazareve të vjetra të politikës.
E dinë mirë ata që po e sulmojnë:
Se Ai nuk i harron 1,333 fëmijët e vrarë, 13,000 shqiptarët e masakruar, 1 milion të shpërngulur.
Dhe nuk do e lejojë më kurrë që historia të përsëritet.
Ata që e bojkotojnë sot, janë ata që për 20 vjet ranë në gjunjë para Beogradit.
Mos u mashtroni: s’është Kurti ai që bashkëpunon me Serbinë – janë ata që e kanë bërë këtë prej kohësh.
Sot nuk kemi luksin të kemi amnezi. Sot kemi nevojë për qëndresë.
Tek Kurti mësova se:
• Nuk përkulet; është i pathyeshëm për Kosovën.
• Nuk bën kompromise; nuk i shërben askujt.
• Forca e Kurtit qëndron te vota e lirë — ai nuk u shërben atyre që shkatërruan Kosovën.
• Nuk fal tokë të Kosovës askujt, për qejf të askujt.