Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kërkimi i Alpit po bëhet me dronë, do të angazhohen edhe FSK-ja

 
   

Një fëmijë ka humbur sot në qytetin e Gjilanit.

Familjarët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e vogëlushit.

E për Alpin ka nisur një operacion i kërkim-shpëtimit.

Detaje për Klankosova ka dhënë Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës për Kërkim – Shpëtim.

“Kërkimet janë duke u zhvilluar me dronë. Fillimisht jemi duke kërkuar në një perimetër më të ngushtë e pastaj do të shkojmë duke e zgjeruar kërkimin. Jemi të fokusuar po ashtu edhe në kontrollimin e shtëpive dhe objekteve të pabanuara”, deklaroi Maloku.

“Në vendin e ngjarjes janë policia po i presim të vijnë edhe pjesëtarët e FSK-së. Operacioni i kërkimit po zhvillohet në qytetin e Gjilanit”, theksoi ai.

Për të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e vogëlushit ju lutem ta kontaktoni familjen në këtë numër:

049/902-750.