Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendje e jashtëzakonshme në Spanjë pas ndërprerjes së energjisë elektrike

Spanja ka shpallur gjendje emergjente pas ndërprerjes së energjisë elektrike të hënën.

Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Spanjës, raporton BBC.

Me mungesë të energjisë elektrike është përballë edhe Portugalia.

Por, Operatori i energjisë REN, thotë se energjia elektrike është kthyer për 750,000 klientë në Portugali.

Furnizimi me energji i nënstacioneve Carregado dhe Sacavém është rikthyer, thotë operatori në faqen e tij të internetit, duke shtuar se ky është një “hap thelbësor” drejt ri-furnizimit të Lisbonës.

“Të gjithë nënstacionet në Porto e Madhe janë tashmë funksionale, që do të thotë se konsumatorët në zonë duhet të shohin që situata e tyre të kthehet në normale së shpejti,” shton deklarata.

Spanja dhe Portugalia mbesin pa energji elektrike