Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

 
   

Analisti politik, Sadri Ramabaja ka thënë se cilado parti politike që merr mandatin e udhëheqjes së kryeministrit të vendit bën “vetëvrasje politike” nëse bashkëpunon me Listën Serbe.

Ramabaja në “Debat Plus” u shpreh se zgjidhja kryesore e Kuvendit të Kosovës është “ujdia e partive politike” për zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarit, e pastaj shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai shtoi se kriza e kuvendit është e “natyrës politike dhe zgjidhja e saj poashtu duhet të jetë e tillë.

“Dështoi një segment i demokracisë liberale tek ne, Kuvendi i Kosovës. Përgjegjësia është e gjithëve, por më së shumti e Lëvizjes Vetëvendosje. Sigurisht kjo ka kosto politike, por duket koston politike duket se marrin parasysh LVV e PDK. Gjithnjë e më shumë jam i bindur se vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e dy partive, LVV-së dhe PDK-së. Krejtësisht pozicion tjetër kanë LDK, AAK e Nisma. Natyrisht nuk kemi zgjidhje tjera. Nuk shohim mundësi tjetër”, deklaroi Ramabaja.

Ramabaja thotë se kriza është e natyrës politike, dhe zgjidhja do të jetë e natyrës politike.

“Do duhet një ujdi ose dakordim që formalisht që ta zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët dhe të shkojmë zgjedhje. Edhe njëra, edhe tjetra palë s’garantojnë që i kanë 61 vota. S’ma merr mendja që ndonjëra parti politike që merr kryeministrin, bën vetëvrasje politike duke marrë Listën Serbe në koalicion”, tha Ramabaja.