Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarr i madh në një nënstacion elektrik në Londër

Një zjarr i madh ka shpërthyer të martën në mëngjes në një stacion elektrik në Maide Vale, në Londrën Perëndimore duke detyruar evakuimin e rreth 80 banorëve.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës raportoi se rreth 100 zjarrfikës dhe 15 automjete zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje në Aberdeen Place, ku një transformator elektrik kishte marrë flakë.

Çatia e një ndërtese banimi aty pranë ishte gjithashtu në flakë, duke intensifikuar rrezikun dhe shkallën e incidentit.

“Banorëve u këshillohet që t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura dhe të shmangin zonën sa herë që të jetë e mundur.”

Shkaku i zjarrit është aktualisht i panjohur, raporton Anadoly.

Zjarri i së martës vjen vetëm një muaj pasi një flakë tjetër në një nënstacion elektrik detyroi mbylljen e përkohshme të Aeroportit Heathroë.

Ky incident çoi në anulimin e më shumë se 1,000 fluturimeve dhe ndërpreu udhëtimin për qindra mijëra pasagjerë.