Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Të ndalohet koha para ekranit nën moshën 6 vjeç, thotë raporti francez

Koha para ekranit duhet të ndalohet për fëmijët nën moshën gjashtë vjeç, pasi ajo “ndikon në mënyrë të qëndrueshme në shëndetin dhe kapacitetin e tyre intelektual”, thuhet në një raport të publikuar sot nga pesë shoqata shkencore franceze.

Kjo thirrje për një “ndërgjegjësim kolektiv” i drejtohet veçanërisht “prindërve të rinj, mësuesve, edukatorëve, pedagogëve, punonjësve shëndetësorë dhe politikë-bërësit”, shkruan Ansa.


Banner

Teksti është nënshkruar dhe publikuar online nga, ndër të tjera, Shoqata Franceze e Pediatrisë, Shëndeti Publik, Psikiatria e Fëmijëve dhe Adoleshentëve dhe Oftalmologjia, si dhe Shoqata Frankofone për Shëndetin dhe Mjedisin.

Sipas nënshkruesve, mesazhi aktual nga autoritetet shëndetësore, “pa ekrane para moshës 3 vjeç”, është “qartësisht i pamjaftueshëm dhe duhet përditësuar në dritën e njohurive të reja”, për t’u bërë “pa ekrane para moshës 6 vjeç”. Kjo thirrje vjen rreth një vit pas publikimit të raportit “Fëmijët dhe ekranet” i hartuar nga një komision ekspertësh me kërkesë të Presidentit Emmanuel Macron.

Për nënshkruesit e thirrjes së sotme, “në vitin 2025, nuk lejohet më dyshimi dhe publikimet e shumta shkencore ndërkombëtare janë këtu për të na kujtuar: as teknologjia e ekraneve dhe as përmbajtjet e tyre, përfshirë ato të ashtuquajtura ‘edukative’, nuk janë të përshtatshme për një tru të vogël në zhvillim”.