Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qalaj i bindur: Kryeministër i Kosovës do të jetë Bedri Hamza

 
   

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar me bindje se kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“Partitë i kanë strategjitë e tyre të negocimit, por pa dyshim që kryeministër i Kosovës do të jetë z. Bedri Hamza”,  ka thënë Qalaj.

Ai theksoi se përveç përkrahjes që Hamza gëzon nga qytetarët, ai është i respektuar edhe nga kolegët e partive të tjera në Kuvendin e Kosovë.

“Jam i bindur dhe besoj në personalitetin e Bedri Hamzës, në përkrahjen gjithëpopullore që ka pasur dhe në respektin që ka nga të gjithë kolegët, edhe të partive të tjera në Parlamentin e Kosovës”,  shtoi ai.

Sipas Qalajt, mungesa e një zhbllokimi politik lidhet drejtpërdrejt me frikën e kryeministrit të dorëhequr Albin Kurti, se do ta humbte pozitën.

“Arsyeja pse nuk kemi zhbllokim është pikërisht frika e z.Kurtit se nuk do t’i ketë numrat dhe se do të bëhet kryeministër Bedri Hamza”, shtoi Qalaj

Ai ka renditur disa arsye përse nuk po e votojnë kandidaten e propozuar për pozitën e kryekuvendares nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Ai ka theksuar sjelljen e Haxhiut gjatë periudhës kur ajo ka qenë në opozitë, e cila, sipas tij, ka qenë shumë agresive dhe me fjalë të papërshtatshme për kundërshtarët politikë.

Po ashtu, Qalaj ka kritikuar Haxhiun për iniciativën e saj që ka çuar në zvogëlimin e fondeve për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Sjellja e saj që nga koha kur ka qenë në opozitë ka qenë shumë agresive dhe me fjalë nga më banalet ndaj kundërshtarëve të saj politikë. Ju e dini sjelljen e saj ndaj kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, z. Kadri Veseli. Një tjetër barrierë e madhe është çështja e zvogëlimit të fondeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Ajo ka qenë iniciatore që këto fonde të zvogëlohen dhe kjo ka dëmtuar shumë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit”,  deklaroi Qalaj, në emisionin “DPT te Fidani”