Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti pas sulmit ndaj U.D. drejtorit të QKUK-së: Klanet po godasin, por reformat nuk ndalen

 
   

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia kanë pritur në një takim Osman Hajdarin , U.D. i Drejtorit të QKUK-së.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi Hajdarit iu dëmtua vetura personale në oborrin e QKUK-së.

Kurti në një postim në Facebook, tha se e dënon sulmin ndaj Hajdarit, ndërsa u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që ta zbardhin rastin.

“Se krimi i organizuar dhe aksionet me elemente terroriste nuk i trembin drejtorët tanë e dëshmon deklarata publike e djeshme e z. Osman Hajdari, U.D. i Drejtorit të QKUK-së.

Bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia e takuam sot atë si dhe Drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi.

E dënoj ashpër sulmin ndaj drejtorit Hajdari dhe i bëj thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe kryesit e këtij akti kriminal të sillen para përgjegjësisë”, shkruan ai.

Sipas tij, reformat e thella që qeveria i ka marr në çdo institucion kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve.

“Në çdo institucion publik kemi ndërmarrë reforma të thella që në thelb kanë mbrojtjen e interesit publik e shërbime më të mira për qytetarët. Këto reforma kanë prekur interesa të ngushta të klaneve të ndryshme të instaluara për më shumë se 20 vjet në çdo pore të institucioneve tona.

Por, akte të tilla jo vetëm që nuk na ndalin, por na bëjnë edhe më këmbëngulës në punët e mira që po bëjmë”, u shpreh Kurti.