Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gruda për votimin e fshehtë: Kryesuesi njëanshëm hodhi në votim

 
   

Ka dështuar sot për herë të nëntë përfundimi i seancës konstituive. Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së Avni Dehari, ka propozuar që këtë herë votimi për kryeparlamentarin të bëhet i fshehtë.

Kjo është kundërshtuar nga të gjitha grupet parlamentare, përveç LVV-së.

Lidhur me këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se se kryesuese njëanshëm e hodhi në votim një mocion.

Përpjekja e nëntë u shoqërua me një rast të ri të shkeljes së rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës dhe me këtë edhe të Kushtetutës së Kosovës, sepse ju e dini seanca e parë konstituive është strikt e përcaktuar në Kushtetuat si sa i takon rendit të ditës ashtu edhe skenarit që duhet implementojë kryesuesi i seancës”, ka thënë Gruda.