Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kraki i përgjigjet Gani Gecit për votën e vajzës së tij

 
   

Ish-deputeti, Gani Geci gjatë një paraqitjeje para mediave, gjatë ditës së sotme, është treguar i ashpër pas pretendimeve të Faton Pecit nga Guxo, ku thotë se e ka ftuar për bashkëpunim. Ai u shpreh se një gjë e tillë s’ka ndodhur, ndërsa e cilësoi Listën Guxo si japanxhë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto deklarata ofenduese të Gecit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, i ka quajtur të panevojshme.

Kraki, në “Politiko” ka folur edhe për votën e deputetes, Marigona Geci, vajzës së Ganisë.

“Nuk i konsiderojë shumë të rëndësishme këto vaki. Nuk e di a është tentuar që të merret vota e saj. Marigona Geci është deputete vet, ajo i ka marrë votat dhe është pak e çuditshme që dikush tjetër të flet, të jetë një farë hipoteke, dorzanie, vota nuk merret me hipotekë”, ka thënë Kraki.