Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e Anticiklonit të Afrikës duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësirave në pjesën më madhe të territorit ku më ët dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore. Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Kosovë

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, por pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshme ku më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht zonat Juglindore. Megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero; Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 25°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë;  Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Territori i Republikës së MV; gjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të saj; Ndërkohë; pas-mesditës dhe orët e pasdites; do të sjellin prezencë të vranësirave nëpër të gjithë territorin e MV më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore, por nuk priten reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë natën kur vranësirat do të largohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.

Europa

Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike për; gadishullin Iberik dhe Europën Lindore duke sjellë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve. Po ashtu me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe afat-shkurtra shiu do të paraqiten Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre, ndërsa përsa i përket; pjesës tjetër të kontinentit Europian do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta; si pasojë e zhvillimit prej disa ditësh të Anticiklonit të Afrikës më ndikim deri në Europën Juglindore.










*KryesoreMotiMoti në KosovëMoti në Maqedoninë e VeriutMoti në Shqipëri