Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident i rëndë në Grashticë, raportohet për të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Grashticë të komunës së Prishtinës, ku janë përplasur dy vetura.

Pamjet që ka siguruar Sinjali nga vendi i ngjarjes tregojnë për dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa sipas sinjalizuesve tanë, dyshohet se në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informata zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Pamje: