Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj pas rizgjedhjes së Albaneses kryeministër i Australisë: Krenar për udhëheqësin me rrënjë arbëreshe

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj të dielën e ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar vendin.

Begaj nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka thënë se ndjehen krenarë të shohin një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh si Australia.

Ai po ashtu ka uruar që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.

“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj! Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë. Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim.”, ka shkruar Begaj në “X”.

Ndryshe, kryeministri i Australisë, Anthony Albanese në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të shtunën ka siguruar mandatin e dytë trevjeçar, duke u bërë kështu udhëheqësi i parë në dy dekadat e fundit që arrin dy fitore radhazi.